Ndryshe nga çdo herë tjetër, vajza e Beyonce dhe Jay Z i befason të gjithë me këtë pamje në videon e fundit

Vajza e dyshes së njohur, Beyonce dhe Jay Z, Blue Ivy duket se rritet dita ditës. Vogëlushja e çiftit ka qenë shpesh në qendër të mediave rozë për shkak të talenteve të shumta që zotëron, por dhe komenteve të ndryshme të gazetarëve të huaj.

Së fundmi ka qenë gjyshi i 7-vjeçares i cili ka publikuar në llogarinë e tij në ‘Instagram’ një video të Blue e cila shfaqet me një çantë në kurriz dhe me flokë të shtrira, ndryshe nga çdo herë tjetër. Kjo pamje e Ivy i ka befasuar ndjekësit, të cilët kanë vënë në dukje faktin se duket shumë bukur, por dhe se është rritur goxha.

Kujtojmë se Blue ka treguar se ka të njëjtin pasion për muzikën si prindërit e saj dhe ka shumë dëshirë të përdorë ‘makeup-et’ në mënyrë profesionale.

Share With:
Translate »
454 Views