Pushime si të gjithë njerëzit e thjeshtë, ja si kanë vepruar Meghan dhe Harry gjatë qëndrimit në Canada

Ditën e djeshme Meghan Markle dhe Princ Harry u rikthyen në pallatin mbretëror pas 2 muajsh shkëputje prej tij. Dyshja vendosi qe festat e fundvitit, ditën e  falënderimeve apo krishtlindjet t’i kalonin privatisht pranë djalit të tyre, Archie dhe mamasë së dukeshës, Doria Ragland.

Së fundmi burime ekskluzive për ‘Hollywoodlife’, kanë treguar se Markle dhe Harry kanë qëndruar për disa javë në një qytet të Kanadasë. Çifti është parë të shëtisë dhe të shijojë çdo ambient apo lokal të qytetit si të gjithë njerëzit e tjerë, duke shijuar kështu privatësinë e tyre.

Moti i mirë ka bërë që shpeshherë Meghan dhe Harry të shëtisnin në park çdo ditë së bashku me qentë e dukeshës.

Me siguri këto duhet të kenë qenë pushimet më të bukura dhe të rehatshme për çiftin mbretëror, i cili i shpëtoi syrit të paparacëve dhe vëmendjes së mediave ndryshe nga herët e tjera

Share With:
Translate »
357 Views