Në 1-Qershor, Jonida falenderon pafund mjeken që solli në jetë Kristal

Për një vajzë që është në pritje të ëmbël, personi që i beson ardhjen e krijesës tënde në jetë është po aq i rëndësishëm sa vetë ajo që e mban foshnjen brenda saj.

Duket se kështu ka ndodhur edhe me gazetaren Jonida Shehu e cila me rastin e 1 qershorit, festës së fëmijëve, ka vendosur të falenderojë publikisht mjeken që e ndihmoi të sillte në jetë të bijën, Kristal.

“Kristali është shumë e lumtur që fytyrën dhe duart e tua i ka parë të parat”- ka shkruar gazetarja duke etiketuar në këtë dedikim gjinekologen e saj.

Share With:
Translate »
787 Views