Në 2 mujorin e lindjes, Afërdita Dreshaj i dedikon fjalët më të bukura të birit

Sot janë bërë dy muaj nga ardhja në jetë e djalit të Afërdita Dreshajt. Modelja dhe partneri Jakub Kindl, mirëpritën një djalë që e pagëzuan me emrin Sky Blue. Ardhja në jetë e tij ka ndryshuar rrënjësisht jetën e saj, dhe sot modelja i ka dedikuar disa fjalë dashurie.

Krahas një fotoje të ëmbël të vogëlushit, Afërdita ka shkruar: “Gëzuar 2-mujorin vogëlushi im… Mami dhe babi të duan kaq shumë”. Afërdita ka treguar se është e emocionuar dhe për faktin se djali i ngjan babait të saj të ndjerë.

Para disa ditësh, ajo ndau në rrjete sociale një foto të të atit. Më pas, ajo tregoi se kishte marrë mesazhe të shumta nga fansat që kanë vënë theksin tek ngjashmëria e madhe e djalit me të ndjerin. Këto mesazhe e kanë bërë Afërditën të përlotet dhe njëkohësisht të ndihet e lumtur.

Share With:
Translate »
249 Views