‘Eneda Tarifa një mama seksi’, këngëtari italian: E spiunoja nga vrima e çelësit

Eneda Tarifa konkurron këtë vit në “Kënga Magjike” bashkë me Walter Ricci, një kantautor dhe producent i njohur italian, me pasion për “Jazz” dhe piano, ka performuar në shumë skena botërore dhe ka kënduar me Michael Buble e Mario Biondi. Vokalist në “Domenica IN”. Në 2016 është shpallur fitues i festivalit “New Wave” në Rusi.

Arditi: Përse ky miksim shqiptaro-italian?

Eneda: Sepse ishte shumë bukur që mbas herës së parë që kam dalë në skenë të vija me një duet internacional.

Arditi: Fantastike! Tani , Walter në çfarë gjuhe do të jetë kënga dhe kush është kumbari i “martesës” tuaj.

Walter: Kënga do të jetë gjysmë shqip dhe gjysmë italisht por kemi realizuar dhe një pjesë të vogël në gjuhën e qytetit tim që është Napoli. Jam shumë krenar për këtë gjë. Të them që për këtë bashkëpunim “kumbar” është Joni Peci.

Për dyshen e mirënjohur kishte dhe pyetje nga publiku.

Për Enedën: Cila është më e ashpër, bota e muzikës apo ajo e televizionit?

Eneda: Sigurisht bota e televizionit , ajo e artit është e bukur por ka vend për të gjithë, kurse televizioni ka edhe gjëra të tjera , të themi prapaskena të egra.

Për Walter: Eneda Tarifa është një ndër mamatë më seksi në Shqipëri. Gjatë provave e keni parë ndonjëherë me ndonje sy tjetër përveç se si kolege?

Walter: Jam munduar që të shikoj nga “vrima e çelësit”, të spiunoj nga dera… Eneda: Po bën shaka, jemi miq shumë të mirë.

Share With:
Translate »
303 Views