“Në Athinë do njihet si “vajza e vrasësit”/ Nëna e Caroline rrëfen frikën e saj
Nëna e Caroline ka kërkuar kujdestarinë e vajzës së vogël Lydia. Avokati i saj deklaroi se kanë paraqitur kërkesë para prokurorit për kujdestarinë ekskluzive të saj, pasi theksoi se në Athinë ajo do të paragjykohet si vajza e vrasësit.
“Ne erdhëm sot për të paraqitur një kërkesë për kujdesin ekskluziv të Lydia-s së vogël nga nëna e Caroline, sepse është mjedisi më i përshtatshëm pasi në Athinë Lydia e vogël do të jetë vajza e vrasësit dhe në Alonissos fëmija që humbi nënën e tij“, tha avokati i familjes së Caroline, Thanassis Harmanis jashtë gjykatave.
Ai u shpreh se është informuar edhe në lidhje me raportet e punonjësve sociale dhe ata janë pozitivë në lidhje me këtë çështje.
“Unë u informova se raportet e punonjësve socialë nga Alonissos janë pozitive,” shtoi ai, duke iu referuar hulumtimit të kryer nga shërbimet sociale kompetente në mjedisin e të dy familjeve.
Avokati i familjes theksoi se nëna e vrasësit Babi Anagnostopulos nuk kishte pasur asnjë kontakt me të. Kjo u hodh poshtë nga pala tjetër.