Në ditëlindjen e 18-të, vajza e supermodeles duket si e ëma para 27-vitesh!

Çfarë do të bëhet kur të rritet Kaia Gerber ? Asgjë më shumë se sa e ëma e saj, supermodelja Cindy Crawford! Vajza e modeles ikonë, ka festuar dje ditëlindjen e saj të 18-të dhe meqë është zyrtarisht e rritur, vendosi të dukej si  tillë!

KAIA GERBER

Modelja, organizoi një festë mes miqsh në New York, ku u shfaq e veshur si mamaja e saj gjatë natës së madhe të MTV-së në 1992-in.

Një palë çizme të gjata lëkure, një fund i zi lëkure dhe një body ekstravagant që ishte pothuajse identik me atë të Cindy-it.

CINDY CRAWFORD

Kaia vendosi t’i jepte volum flokëve të prera në modelin bob, sërish e frymëzuar nga mamaja e saj.

KAIA GERBER DHE AMANDA LEPORE (MODELE DHE PERFORMUESE)

Kush mund ta rikrijonte 27-vite më vonë  pamjen e modeles ikonë kaq mirë sa Kaia? Askush!

Share With:
Translate »
373 Views