Në ditën e lindjes, Kahraman poston foton e parë me të birin dhe një mesazh të ndjerë

19 maji nuk ka qenë vetëm një ditë e shënuar për Britaninë dhe çiftin mbretëror që lidhën kurorë. Edhe në Turqi, aktori i njohur Ozcan Deniz, ka festuar ditëlindjen e tij të 46-të. Pak ditë më parë, Deniz dhe partnerja e tij Feyza Aktan u bënë prindër për herë të parë.

Kuzey, emri me të cilin çifti e pagëzuan vogëlushin, është një lumturi e madhe që ka trokitur në familjen e aktorit. Siç kishte deklaruar ai në intervistat e fundit, mezi e kishte pritur këtë moment derisa të mbante në krah të volin e tij. Mbremjen e së shtunës, pasi postoi foton e parë me të birin, Deniz ka shkruar edhe një mesazh të ndjerë për të voglin, të cilin e ka ndarë me të gjithë miqtë virtualë.

Sot është ditëlindja ime. Sa herë të shoh, ndjej një aromë parajse, je dhurata më e bukur. Nuk do të të them që Zoti s’do të të sjellë njerëz të këqinj, as nuk të them t’u largohesh gabimeve dhe vështirësive. Do t’i jetosh, sepse kjo është jeta. Gabimet dhe vështirësitë që do kalosh, njerëzit që do takosh, të gjitha do të të mësojnë…” – shkruan aktori ndër të tjera në Instagramin e tij.

Duke vijuar më tej lutjen dhe urimin për të birin, Kahraman shkruan se lutja e tij do të jetë gjithmonë për fuqi, durim dhe inteligjencë: “Në çdo moment, unë do të jem aty për ty. Do të të qëndroj pranë deri në frymën time të fundit. Do të të mësoj t’i duash kafshët dhe natyrën, të duash dijen e artin dhe çdo gjë të bukur të jetës. Do mundohem të të mësoj shumë. Kjo është lutja ime për ty. Të dua shumë

Share With:
Translate »
727 Views