Në ditën e lindjes së vajzës së tyre, fansat i kërkojnë me ngulm Kourtney-t dhe Scott të kthehen sërish bashkë

Vajza 7-vjeçare e Kourtney Kardashian dhe Scott Disick festoi ditën e djeshme ditëlindjen e saj në Malibu së bashku me mamanë dhe kushërirat e saj të vogla në një darkë të organizuar posaçërisht vetëm për vajza. Në këtë speciale për të voglën nuk ka munguar as urimi nga babai i saj, i cili ka treguar herë pas here në rrjete sociale se gëzon një dashuri shumë të madhe për vajzën e tij.

“Gëzuar ditëlindjen engjëlli im i vogël, që më bën çdo ditë të kuptoj së çfarë është jeta”,- ka shkruar Scott në postimin e tij në rrjetet sociale. Fill pas këtij momenti në llogarinë e tij, kanë mbërritur komente të ndryshme nga fansat të cilët insistonin për një rikthim të 36-vjeçarit me ish-partneren e tij.

“Ju duhet të ktheheni bashkë sepse vajza juaj ka nevojë për të dy ju”,- ishte një prej komenteve e cila u pëlqye nga shumë ndjekës të tjerë. Pavarësisht këmbënguljes së tyre, Disick ka vendosur mos të kthejë asnjë përgjigje.

Kujtojmë se prej disa kohësh tashmë, ai është në një lidhje serioze me modelen 20-vjeçare, Sofia Richie, marrëdhënie kjo e cila është komentuar gjerësisht në rrjet./revistawho.com

Share With:



173 Views