Xhensila ka filluar përgatitjet e 1-vjetorit të Ajkës dhe sapo na e zbuloi

Ditën e sotme nëna e këngëtares së njohur, Xhensila Myrtezaj feston ditëlindjen.

Image result for xhensila e ema foto

Në këtë ditë speciale Xhensila ka zgjedhur ta urojë me fjalët më të bukura  nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Korrik i shtrenjtë, sot zgjohem me shumë gëzim.

Nëna që më dha jetën sot ka ditëlindjen, dhe ndërkohë që unë përgatitem për datëlindjen e mbesës së saj, kuptoj nënën time.
Ma, të them se sa shumë të dua, dhe sa mirënjohëse jam për sakrificat që ke bërë për mua.

Të kërkoj falje për çdo tekë, sot kuptoj dhe se sa shumë të kam munduar kur vrapoje lulishteve pas meje kur unë isha sa Ajka jonë sot, vetëm për të mbaruar pjatën e supës.

Të gëzofshim edhe shume e shume vite unë, Alba, Ajka”,- shkruan Xhensila krahas fotove ku shfaqet me të ëmën.

Ky muaj për Xhensilën është i mbushur plot me gëzime, pasi edhe pak ditë dhe vogëlushja e saj, Ajka, feston 1-vjetorin e lindjes.

Nëpërmjet urimit që ka bërë për të ëmën, këngëtarja ka zbuluar se përgatitjet kanë nisur dhe mezi po presim të shohim rezultatin.

Share With:



659 Views