Në ditën e tij të lindjes, Almeda kujton të atin e ndjerë me foto të vjetra

Almeda Abazi i ka dedikuar babait të saj disa postime të njëpasnjëshme në përvjetorin e tij të lindjes. Ajo ka publikuar disa foto të tij të vjetra, në një pjesë të të cilave shfaqet dhe vetë bukuroshja e ekranit kur ishte një fëmijë. “Gëzuar ditëlindjen babi. Më mungon”, shkruan ajo e prekur. Pjesa më e madhe e fotove janë shkëputur nga momentet e lumtura familjare të shumë viteve më parë dhe duket qartë sa e bukur ka qenë fëmijëria e Almedës.

   

Kujtojmë se babai i Almedës është një emër i njohur për shqiptarët. Muhamet Abazi është shënuar me gërma të arta në librin e rekordeve në sportin e Atletikës. Ai theu mjaft rekorde kombëtare në kërcimin së larti, ndër të cilat vlen të permendet rekordi 2.11m, të cilin e mbajti për një kohë të gjatë.

Share With:
Translate »
854 Views