Në ditët e fundit të shtatzanisë Meghan fotografohet me Archien në krahë dhe barkun e rrumbullakosur

Meghan Markle u fotografua ndërsa mbante në krahë të birin, Archie të mërkurën, pasi Princi Harry u kthye në shtëpi në Kaliforni nga varrimi i Princit Philip në Londër. Çfarë nuk mund të mos binte në sy ishte barku i saj i madh.

Markle ishte veshur ‘casual’ me xhinse blu, një bluzë të zezë, një xhaketë në ngjyrë ushtarake, shapka bezhë me majë dhe mbante edhe një maskë të zezë në fytyrë.

Që kur është larguar në Kaliforni, dukesha ka ditur si t’u ruhet paparacëve, deri më tani. Fotot e fundit janë siguruar nga Page Six dhe janë fotot e para të Meghan shtatzënë, pas paraqitjes së saj në intervistën me Oprah Winfrey.

Në intervistë, Meghan dhe Harry zbuluan për herë të parë se janë në pritje të një vajze, e cila pritet të vijë në jetë në verë. Ndërsa lajmi i shtatzënisë u bë i ditur pak ditë më para intervistës nga një zëdhënës i çiftit.

Share With:
Translate »
627 Views