Në ditët e fundit të shtatzanisë, shikoni sa është transformuar Neda

Neda dhe Ogreni janë një nga çiftet e pakta të ‘Big Brother’ që kanë vazhduar lidhjen e tyre edhe jashtë shtëpisë së famshme. Ata përpara disa vitesh kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni martësore dhe u bënë kështu zyrtarisht burrë dhe grua. Çifti pak vite më parë u bënë edhe prindër të një djali, të cilin e quajtën Serzhi dhe në intervista të ndryshme kanë treguar se kanë një familje shumë të lumtur. Përpara disa muajsh Neda dha lajmin e mirë për të gjithë se është në pritje të fëmijës së dytë.

Por prej kohësh ajo nuk kishte bërë ndonjë dalje publike dhe në disa foto të publikuara së fundmi nga ‘Panorama Plus’, Neda shihet shumë e transformuar në muajt e fundit të shtatzënisë. Ajo është fotografuar së bashku me bashkëshortin e saj Ogrenin dhe djalin e vogël, teksa kanë qenë prezent në një koncert. Siç shihet dhe nga pamjet, Neda shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe me siguri është në muajin e fundit të shtatzënisë.

Share With:
Translate »
1375 Views