Në ditët e fundit të shtatzënisë, Emina tregon barkun e rrumbullakosur me rrobabanjo
Modelja e njohur, Emina Çunmulaj është shtazënë për herë të tretë. Lajmin e bëri të ditur vetë ajo pak muaj më parë, duke zbuluar dhe gjininë e bebit.
Pas dy vajzave, Emina do të bëhet me djalë. Modelja nuk i ka kursyer fotot me barkun e rrumbullakosur në rrjete sociale, ndërsa së fundmi ka pozuar dhe me rrobabanjo.
Ajo shfaqet me një body ngjyrë rozë, ndërkohë që duart i ka vendosur te barku. Emina është në javët e fundit të pritjes së ëmbël dhe mezi po pret që bebushi të vijë në jetë.