Djemtë e Victoria-s rikrijojnë foton e mamit…

Muajin e kaluar ishte Kourtney Kardashian që bëri xhiron e internetit duke imituar foton e Victoria Beckham me këmbën lart.
Por ama imitimi i vetë djemve të saj është edhe më gazmor, pasi përveç pozicionit kanë imituar edhe mimikën e nënës së tyre. 
Cru dhe Romeo kanë hedhur foto në llogarinë e tyre në Instagram me këmbën lart për të rikrijuar foton e famshme të Victorias.
Në fotot e tyre kanë shpërthyer komentet dashamirëse, që admirojnë 12 dhe 15-vjeçarin. Megjithëse nuk arriti të mbajë pozicionin njësoj si mami, fotoja është mjaft gazmore. Dihet marrëdhënie që ka Cruz me të ëmën, dhe admirimin e tij për të. Në diçiturën e fotos ai shkruan “Jo aq fleksibël”.

Share With:
Translate »
653 Views