Në fillim nuk e besuan! Ja si reaguan miqtë e ngushtë të Einxhel kur morën lajmin se ajo është shtatzënë

Megjithëse fillimisht e mbajti hermetike dhe e mohoi, tanimë moderatorja Einxhel Shkira ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e saj virtualë të gjitha detajet e shtatzënisë. Këtë gjë moderatorja po e bën përmes kanalit të saj në YouTube, ku edhe më herët ka ndarë momentin e testit të shtatzënisë dhe reagimin e saj dhe të Dj Dagz.

Së fundmi është radha e miqve të saj të ngushtë! Einxhel ka ndarë një video në kanalin e saj zyrtar, ku tregon momentet kur iu jep lajmin e ëmbël miqve të saj të ngushtë, që janë gjithashtu personazhe të njohur.

Moderatori Flor Gjini, shok i ngushtë me Einxhel, sigurisht reagoi shumë i habitur fillimisht më pas nuk munguan përëqafimet dhe urimet e tij.

Por më epik ishte reagimi i dy moderatoreve Fjoralba Ponari dhe Argjira Spanca. Dy shoqeve të ngushta të Einxhel iu deshën disa minuta që ta besonin lajmin e ëmbël. Kur moderatorja iu tregoi barkun e rrumbullakosur, videon dhe testin e shtatzënisë, Fjoralba dhe Argjira shpërthyen në të bërtitura dhe në lot gëzimi për mikeshën e tyre. Sigurisht nuk mungoi as një tjetër mik, Graciano Tagani, i cili përmes një video-telefonatë shprehur reagimin e tij.

Së fundmi, moderatorja ka mbledhur shoqërinë e saj për të festuar Babyshoëer-in e saj. Ajo ka organizuar një super festë me tullumbace, zbukurime dhe detaje tepër të bukura. E veshur me një fustan bojëqielli, Einxheli ka ftuar motrën e Dagz, disa ish-banore të “Big Brother Albania”, si Antonela Berisha, Monika Lubonja dhe Sarah Berisha, apo moderatorja Aulona Musta.

Momenti kulminant i festës ishte pikërisht propozim, i prishtëm, nga Dj Dagz. Ish-banori i BBV ka zgjedhur pikërisht këtë ditë të veçantë për t’i propozuar moderatores, e cila tha “PO.” Ose siç thotë vetë Einxhel në postimin e saj në Instagram, “Gjithqysh po.”

 

Share With:
Translate »
76 Views