Rama: Lajm i mirë, ja sa bebe kanë përfituar nga bonusi i bebes këtë vit

Bonusi i bebes është marrë gjatë këtij viti nga prindërit e më shumë se 36 mijë të porsalindurve. Lajmi është bërë me dije nga Kryeministri Edi Rama i cili shkruan në rrjetin social Facebook se 40 mijë lekë është bonusi për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë.

MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se bonusi i bebes (40,000 lekë për fëmijën e parë; 80,000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë u ka shkuar prindërve të më shumë se 36 mijë të porsalindurve këtë vit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Share With:
Translate »
84 Views