Në gjendje të rënduar, nëna infekton me Koronavirus foshnjën në Sarandë
Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar me Koronavirus foshnja 3-muajshe në Sarandë. Burime për “ABC News” kanë bërë me dije se foshnja është e një 25-vjeçareje nga fshati Mursin i Sarandës.
25-vjeçarja ka rezultuar pozitive me Koronavirus tre ditë më parë dhe foshnja është infektuar nga ajo. Nënë e bijë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe sot janë nisur drejt Infektivit, për ndihmë mjekësore të specializuar.
Burimi: “ABC News”