Pritjes së ëmbël i erdhi fundi! Joe Jonas dhe Sophie Turner bëhen prindër për herë të parë

Megjithëse s’kanë folur kurrë publikisht lidhur me shtatzëninë, mediat e huaja kanë bërë të ditur se këngëtari Joe Jonas dhe aktorja Sophie Turner janë bërë prindër për herë të parë.

Ylli i “Game of Thrones” ka sjellë në jetë një vajzë dhe me siguri ndihen si në qiellin e shtatë nga lumturia.

Të gjithë janë bërë kuriozë për emrin e të voglës, megjithatë ende nuk është bërë e ditur asgjë dhe fansat janë në pritje.

Madje, ata po presin edhe një foto të foshnjës së parë të çiftit, por me siguri do të vonojë pak.

Sophie dhe Joe u martuan në muajin maj në një ceremoni private në Las Vegas. Disa muaj më vonë ata i thanë sërish “Po” njëri-tjetrit në një dasmë të mbajtur në Francën Jugore.

Share With:
Translate »
343 Views