Në gjurmët e të atit, djali i Lorik Canës trajnohet me babain dhe video nuk duhet humbur

Lorik Cana duket se do të ketë një pasardhës dinjitoz edhe në futboll, profesionin që i dedikoi jetën e tij. Ka qenë një video e publikuar nga bashkëshortja e futbollistit ajo që ka zbuluar detajin e ëmbël nga pasditja familjare e familjes Cana. I vogli i familjes e ka kthyer shtëpinë në një fushë të vogël ku praktikon gjuajtjet me të atin dhe në xhirimin e shkurtër në fjalë dëgjohen zërat e tyre teksa i japin zemër dhe motivojnë djalin të japë më të mirën.

Duke marrë parasysh karrierën e gjatë dhe të suksesshme të Lorikut në Kombëtaren shqiptare dhe skuadra të tjera ndërkombëtare, mund të themi që Boiken është me fat dhe me siguri do të bëhet i zoti në të ardhmen, nëse futbolli është drejtimi që do zgjedhë në jetë.

Share With:
Translate »
461 Views