Vajza e madhe e Kim Kardashian dhe Kanye West, North, është shfaqur me një pamje të pazakontë në rrjetet sociale.

12-vjeçarja ndau video në TikTok me tatuazhe false në fytyrë, flokë blu në trajtë gërsheti, një pllakë të zezë mbi dhëmbë, unazë të rreme në hundë dhe lente kontakti me ngjyrë

“Piercing dhe tatuazhe të rremë përjetë”, shkroi ajo. North ndau edhe disa foto me shoqet e saj në një avion privat, më pas në prapaskenë në një koncert.

Duket se North po ndjek gjurmët e të atit, i cili po ashtu s’është kursyer me paraqitjet e çuditshme: veshje me maskë, shapka me gisht e çorape, streçe, modele të pazakonta flokësh apo me dhëmbë të zëvendësuar nga një pllakë titani.

Në gjurmët e të atit? Vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West thuajse nuk  njihet - TV Klan

Së fundmi, Kim u kritikua në rrjet për veshjen e së bijës gjatë pushimeve familjare në Romë ku ajo ishte me korse, minifund dhe çizme me platformë.

Në intervistën e javës së shkuar në “Call Her Daddy”, 45-vjeçarja pranoi se kishte bërë një “gabim” me të bijën, por edhe e mbrojti.

“Është shumë e vështirë dhe interesante sepse të gjithë fëmijët veshin të njëjtat gjëra. Pastaj vajza ime përpiqet ta veshë dhe them mirë, nuk do ta veshim më. Fatkeqësisht, e bëmë atë gabim para gjithë botës.”

Në gjurmët e të atit? Vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West thuajse nuk  njihet - TV Klan

Kim shtoi se North “është vajzë shumë e mirë dhe e ëmbël.”

“Ajo më dëgjon, por për gjëra të tjera i them zemër, nëse i do flokët blu, bëji. E lumturon shumë. Nuk do t’ia hiqja kurrë krijimtarinë”, tha ajo.

Në gjurmët e të atit? Vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West thuajse nuk  njihet - TV Klan