Në kampin në Fushë-Krujë; Futbolli argëton fëmijët e prekur nga tërmeti

Për të lehtësuar sadopak trishtimin e të prekurve nga tragjedia që goditi vendin, Federata shqiptare e Futbollit mendoi për të argëtuar fëmijët e familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrues.

Futbollistë e përfaqësueses kuqezi, që militojnë me Partizanin, Alban Hoxha dhe Lorenc Trashi vizituan kampin në Fushë-Krujë, ku dhuruan fanela të kombëtares dhe topa për fëmijët.

Bashkë me punonjës të FSHF-së dhe vullnetarë të kapit të ngritur pas tërmetit që goditi vendin, lojtarët kuqezi biseduan me të vegjëlit që kanë kaluar momente të tmerrshme pas tragjedisë, duke i inkurajuar për t’iu rikthyer jetës normale. Kuqezinjtë improvizuan edhe nje ndeshje futbolli me vogëlushët në Fushë Krujë.

Share With:
Translate »
422 Views