Në kaq pak ditë, në tjetër fëmijë: Alvin Berisha nuk njihet më me pamjen e re

Pas lirimit nga kampi sirian dhe bashkimit me familjen e tij në Itali, jeta e Alvin Berishës ka vazhduar normalisht.

Ai po merr përkujdesjen dhe dashurinë e të gjithëve dhe shëndeti i tij po përmirësohet dita-ditës.

Madje, tashmë Alvin ka ndryshuar look dhe me siguri askush nuk e ka njohur në pamje të parë.

Gazetari shqiptar i “La Iene”, Taulant Kopliku, ka publikuar një foto të 11-vjeçarit me pamjen e re, duke i dedikuar disa fjalë të veçanta.

Alvi ka pozuar me një model të ri flokësh, me syze dhe një varëse me shqiponjë.

“Si ndryshoi kështu? E thjeshtë. Së pari dashuria dhe përkujdesja e familjes. Pastaj vullneti i tij. Si dikur për të rezistuar përballë së keqes, ashtu edhe sot për t’u bërë ky djali që është shohim. Ne fare pak ditë një tjetër fëmijë”.- shkruan Kopliku krahas fotos së Alvinit të cilin thuajse s’e njohëm.

Share With:



785 Views