Tashmë 4 muajshe: Rona Nishliu publikon videon më të ëmbël të vogëlushes Noa

Në muajin korrik të këtij viti, këngëtarja e njohur Rona Nishliu u bë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë një vogëlushe të cilën e pagëzoi me emrin Noa.

Deri tani, Rona është treguar shumë e rezervuar për të na treguar portretin e së bijës, mirëpo na ka ëmbëlsuar të gjithëve me një video të publikuar në InstaStory.

Këngëtarja shfaqet duke luajtur me Noan, teksa vogëlushja qesh me të madhe me nënën e saj.

“Kjo është lumturia e jetës sime 3.5 muajshe dhe është melodia ime më e mirë. T’du.”- shkruan Rona krahas videos ku shohim se Noa është rritur goxha.

Në shtator të vitit që lamë pas, Rona kurorëzoi me martesë dashurinë me partnerin e saj të quajtur Flori, në një ceremoni që u mbajt e fshehtë nga mediat.

Share With:
Translate »
480 Views