Në kartolinën festive të Zaiminës, janë edhe vajzat e bashkëshortit të saj

Zaimina Vasjari dhe partneri i saj, Klodian Asllani, u bënë prindër pak vit më parë, një ngjarje kjo që ka lumturuar çiftin pa masë.


Prej gati 13 vitesh ata janë bashkë dhe tanimë Khloe, e ka bashkuar edhe më tepër çiftin. Por duket se ardhja e saj në jetë ka lumturuar edhe dy vajzat e Klodianit, të cilat gjithnë e më tepër bëhen pjesë e gëzimeve familjare.
Zaimina ruan marrëdhënie të mira me dy vajzat e Klodianit, Kristel dhe Jennifer.
Ajo madje i merr edhe në setet fotografike që realizon për raste të veçanta, siç është ky i Krishtlindjes.
Zaimin ka postuar një foto të mrekullueshme me të bijën ku uron të gjithë për Krishlindje.

Më pas, të tre motrat kanë pozuar në një foto të ëmbël, të veshura me të bardha , dhe Zaimina e ka ndarë atë në profilin e saj në Instagram.
Dy vajzat Kristel dhe Jennifer jetojnë në Itali, së bashku me nënën e tyre, ish-partneren e Klodianit. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
1061 Views