“Në kat të 15 me dy fëmijë të vegjël” Sara Hoxha i kthehet ndjekësit së Lorit

Mbrëmjen e kaluar Lori Hoxha ka publikuar në Instagram-in e saj një foto që po bën xhiron e rrjetit.

Bëhet fjalë për një nga punonjësit e “Top Channel”, i cili qëndron në krye të detyrës dhe nuk mund të shmangë detyrat prindërore.

Teksa i biri është i frikësuar nga tërmetet ai e ka marrë në punë dhe e mban në krah për t’i dhënë siguri.

Ky gjest e ka prekur Lorin, e cila ka falenderuar stafin e saj me fjalët më të veçanta.

“Një foto sa për mijëra fjalë. Në këto ditë të vështira për të prekurit nga tërmeti që humbën njerëzit e tyre më të dashur, shtëpitë dhe atyre që nga ankthi jetuan nëpër rrugë, Top Channel duhet të raportonte si gjithmonë çdo moment të asaj që po ndodhte, të ndihmonte me informacion, edhe pse kjo kërkon sakrificë dhe mund të madh. Në kohën kur mësimi në shkolla u anullua, por fëmijët e stafit, si shumë fëmijë të tjerë ishin në panik nga lëkundjet, zgjidhja më e mirë ishte që ata të rrinin bashkë me prindërit, edhe nëse atyre u duhej të punonin për një qëllim më të madh. Mbase kjo nuk është idealja, por në të tilla katastrofa kupton se vetëm duke u bërë bashkë jeta vazhdon! Mirënjohëse të gjithë stafit vetëmohues të Top Channel dhe të gjithë atyre që sakrifikuan sado pak nga “normaliteti” i tyre për ti bërë më pak të vështira këto ditë”, shkruan  Lori.

Fotoja është shoqëruar me komente të shumta, megjithatë motrës së Lorit, Sarës, i ka bërë përshtypje  një prej tyre, që pyet se ku ishte ajo ndërkohë që ra tërmeti.

“Po ti si pronarja ku ishe? Apo në ndonjë qytet europian duke ngrënë”, shkruan komentuesi.

“Në katin e 15 Albi, me dy fëmijë të vegjël. Pa merak se tërmeti nuk paralajmëron as ne ‘pronarët’”, i përgjigjet Sara.

Për të qenë më e sigurt nga lëkundjet e vazhdueshme, Sara ka udhëtuar drejt Londrës ku po qëndron së bashku me Lorin dhe fëmijët e saj.

Share With:



1647 Views