Në kërkim dy vajza të mitura, u larguan nga shtëpia dhe s’u kthyen më

Dy vajza të mitura, njëra në Tiranë dhe tjetra në Përrenjas janë denoncuar si të humbura nga familjet e tyre.

Njoftohet se më 12 janar është kallëzuar në polici humbja e një adoleshente. Bëhet e ditur se 15-vjeçarja Xh. Ç., është larguar nga banesa e saj në Përrenjas dhe nuk është kthyer më.

Po më 12 janar, një 38-vjeçar ka kallëzuar në polici se vajza e tij 16 vjeçe është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.  Rrethanat e dy ngjarjeve nuk dihen ende, ndërsa policia po punon për të lokalizuar dy të miturat.

Share With:
Translate »
38 Views