Në këtë pozicion duhet ta vendosni foshnjen tuaj për të bërë gjumë të rehatshëm dhe të sigurtë

Mamia Razije Musa në rrjetin social “Facebook” ka treguar rreth gjumit që duhet të bëj një foshnje e porsalindur.

Padyshim që shumë prej prindërve e kanë të njohur termin e SIDS, shkruan GazetaShneta.

Sindromi i vdekjes së papritur të foshnjes (SIDS) është shkaku kryesor i vdekjes së foshnjes dhe për këtë mamia bën apel tek prindërit që të kenë kujdes me pozicionin e vendosjes së foshnjes për të bërë një gjumë të rehatshëm.

“E kam për obligim ta ndaj me ju se i vogli juaj është në rrezik për jetë nëse flen në krah ose në bark pa praninë tuaj, fjala është për fëmijët e posalindur deri në vitin e parë të jetës.”, thuhet në postim.

Në vend të kësaj, vendosja e foshnjes në shpinë shmang rrezikun e SIDS, sepsë foshnja lëviz kokën lirshëm.

Share With:
Translate »
354 Views