Në Kinë ulet numri i lindjeve, kjo mund të ndikojë negativisht edhe te fuqia punëtore
Sipas të dhënave zyrtare numri i foshnjave të lindura në Kinë ra përsëri vitin e kaluar, duke shtuar presionin mbi ambiciet e Partisë Komuniste për të rritur pasurinë kombëtare dhe fuqinë punëtore që është zvogëluar prej një dekade.
Rreth 10.6 milionë foshnja kanë lindur në 2021 sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave, rreth 12% më pak nga 12 milionë të raportuara për vitin 2020.
Rënia e nivelit të lindjeve mund të zvogëlojë planet e partisë në pushtet për të zhvilluar teknologjinë dhe rritjen ekonomike të vetëqëndrueshme bazuar në shpenzimet konsumatore dhe jo në eksporte dhe investime.
Rënia e rritjes së popullsisë ka shkaktuar paralajmërime se Kina, ku prodhimi ekonomik për person është nën mesataren globale, mund të përballet me një “bombë me sahat demografike” dhe të ketë shumë pak punëtorë, ndërkohë që numri i të moshuarve vjen në rritje të të moshuarve.
Partia në pushtet ka vendosur kufizime për munrin e lejueshëm të lindjeve në një familje që nga viti 1980 për të frenuar rritjen e popullsisë. Por udhëheqësit filluan të shqetësohen pasi popullsia në moshë pune arriti kulmin në 925 milionë në 2011 dhe filloi të bjerë më herët se sa pritej.
Autoritetet lehtësuan kufizimet e lindjeve duke filluar nga viti 2015. Por çiftet e gjejnë veten në vështirësi nga kostot e larta, pamundësia për strehim dhe diskriminimi në punë ndaj nënave.
Demografët thonë se pjesa e popullsisë në moshë pune mund të bjerë në gjysmë deri në vitin 2050.
Mungesa e punëtorëve vjen ndërkohë që qeveria e Presidentit Xi Jinping ka rritur shpenzimet për ushtrinë dhe përpjekjet për të qenë një konkurrent i fortë global në fushën e makinave elektrike dhe teknologjive të tjera.