Në krahët e Alfios, Fatma Methasani sjell foton e veçantë të shtatzanisë

Moderatorja e dashur për publikun shqiptar, Fatma Methasani ka dhënë lajmin e bukur se së bashku me partnerin e saj, Alfio Rrotani janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Methasani ka zgjedhur të publikojë një foto në krahët e shefit të kuzhinës, ku në dorë dallohet se mban ekografinë e bebit.

“Kur dashura është shumë e madhe për t’u mbajtur në dy zemra, vjen në jetë një zemër e tretë. Po bëhemi tre, së shpejti prindër”, ka shkruar bukuroshja krah postimit të saj më të fundit në rrjetet sociale.

Reagimi i ndjekësve dhe i miqve të Fatmës ka qenë i menjëhershëm, duke lënë komente të shumta pozitive dhe uruese. Moderatorja nuk ka zbuluar asnjë detaj më shumë, megjithatë me siguri kjo do të jetë një nga periudhat më të ëmbla në jetën e saj.

View this post on Instagram

Alfio dhe Fatma ❤️

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

Share With:
Translate »
403 Views