Gabimi fatal në klinikë, i heqin fëmijën gruas së gabuar

Një doktor nga Koreja e Jugut i ka shkaktuar dramën më të madhe të jetës një gruaje që do bëhej nënë.

Më 7 gusht, një paciente 6 javëshe shtatzënë shkoi në një klinikë gjinekologjike për të bërë kontrollin e rradhës.

Një përzierje e listës së pacientëve dhe neglizhimi i kontrollit nga mjeku e infermierja i shkaktuan abort gabimisht.

Policia njoftoi se të dy kanë pranuar fajin dhe së shpejti do të paraqiten në prokurori.

Sipas agjensisë së lajmeve Yonhap, pacientja ishte paraqitur në klinikë për të marrë tableta ushqyese.

Infermierja, pa e konfirmuar identetin dhe arsyen përse ishte aty, i injektoi anestezi dhe më pas mjeku kreu abortin.

Sigurisht që pacientja nuk ishte në dijeni të procedurës. Koreja e Jugut legalizoi procedurën e abortit në prill të këtij viti, me vendimin e gjykatës kushtetuese të vendit që ligjvënësit duhet të rishikojnë ligjet ekzistuese deri më 31 dhjetor 2020.

Sipas ligjeve ekzistuese, praktika mbetet e paligjshme dhe dënohet deri në një vit burg.

Përjashtimet bëhen në rastet kur prindërit kanë sëmundje trashëgimore, kanë shtatzëni për shkak të përdhunimit ose incestit, ose fetusi kërcënon jetën e nënës.

Share With:
Translate »
389 Views