Në kulmin e një sherri, i biri 15-vjeçar i merr jetën nënës duke e goditur me thikë

Marrëdhëniet e tensionuara mes nënës dhe të birit duket se kanë qenë arsyeja e një krimi të rëndë në familje në Catania të Italisë, ndërsa prej kohësh mes tyre kishin shpërthyer sherre.

Policia arrestoi për vrasjen e 32-vjeçares Valentina Giunta, djalin e saj 15-vjeçar, i cili i ka shkaktuar vdekjen së ëmës në shtëpinë e saj në Castello Ursino, prej disa plagëve të rënda me thikë.

Sipas asaj që mësohet, marrëdhënia mes nënë dhe djalit kishte kohë që ishte e tensionuar dhe krimi është kryer në kulmin e një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Trupi i Valentina Giunta u gjet nga policia në orët e vona të mbrëmjes dy ditë më parë. Punonjësit e policisë kishin ndërhyrë pas denoncimit të një familjari të viktimës, i cili tha se kishte frikë se gruaja mund të ishte në rrezik.

 

 

Karabinierët u fokusuan menjëherë në një ‘pistë’ të brendshme brenda familjes dhe kryen hetime për partnerin e viktimës, i cili vitet e fundit ishte denoncuar për keqtrajtim nga gruaja, e cila më pas u tërhoq nga ankesa.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mirëpo, burri është ndaluar për një tentativë vrasjeje prej disa kohësh në një burg në Siçili.

Hetimet kaluan te të dyshuar të tjerë të mundshëm, përfshirë djalin 15-vjeçar të viktimës, dyshime që me kalimin e orëve kanë gjetur gjithnjë e më shumë qëndrueshmëri.

Kështu, pasi ka përfunduar aktet urgjente, Prokuroria e Rrethit ia ka përcjellë dosjen asaj për të miturit në Catania, të koordinuar nga prokurorja Carla Santocono, e cila ka urdhëruar arrestimin e pesëmbëdhjetëvjeçarit.

Share With:
Translate »
141 Views