Pushimet që 11-vjeçari nuk do t’i harrojë kurrë/ Luante me top në plazh kur iu bashkua…Leo Messi (VIDEO)

Pushime që çdo fëmijë do t’i dëshironte ishin ato të një 11-vjeçari, i cili në luante në plazh me top, kur papritur shikon t’i afrohet një nga yjet e futbollit.

Mackenzie O’Neill, nga Londra po luante me top në rërë në ishullin Antigua në Karaibe, kur Lionel Messi iu afrua për të bërë një “ndeshje” me vogëlushin.

7 herë fituesit i “Topit të Artë” shkoi bashkë me fëmijët e tij dhe kështu organizuan një ndeshje të vogël futbolli.

“Messi ishte me familjen e tij në plazh. Unë po luaja me top vetëm kur pashë Leon të vinte. Kemi luajtur për 45 minuta pothuajse,” tregoi MacKenzie për gazetën argjentinase Ole.

Edhe pse nuk shkëmbyen shumë fjalë me pleshtin për shkak të gjuhës, 11-vjeçari tha se nuk do ta harrojë kurrë këtë eksperiencë.  Mediat angleze kanë ripublikuar momentin emocionues që është filmuar kohë më parë.

Share With:
Translate »
87 Views