Në kuzhinë me mami Arbanën dhe gjyshen, kush po ia mëson sekretet e recetave Jonit? | Video

Prej kohësh moderatorja e dashur për publikun shqiptar, Arbana Osmani ka treguar pasionin e saj për kuzhinën, ndërsa së fundmi është duke u përgatitur për librin e saj të dytë me gatime me titull ‘Receta për 5 minuta’. Pak minuta më parë Osmani ka ndarë disa video në ‘Instastory’, ku shfaqet djali i saj së bashku me mamanë duke gatuar brum për petulla.

“Është në gen”, ka shkruar Arbana krah videove duke lënë të kuptohet se i vogli ka trashëguar pasionin e saj për ushqimin. Pak më vonë ajo ka publikuar një foto tjetër pranë më të dashurve të saj duke e përshkruar këtë moment si më të lumturin.

Prej kohësh Osmani publikon thuajse çdo ditë receta gatimi të cilat nuk marrin shumë kohë, duke ndihmuar kështu në një forme edhe ndjekësit e saj në përditshmërinë e tyre.

Share With:
Translate »
432 Views