I biri niset për në turne me futbollin, Jul Deda nuk i mban dot lotët!

Juli ka qenë tepër i emocionuar gjatë kësaj jave, deri në lot, për shkak të mallit për familjen dhe kryesisht të birin i cili së shpejti nis një turne futbolli pa të që ta shoqërojë. Vëllai i Madh ka zgjedhur t’i bëjë një surprizë duke i sjellë në shtëpi dy persona të cilët ai i konsideron familje.

Juli: Mua më ka marrë malli për familjen. Kam momentet e mija, por tregoj shumë kujdes. Një kujdes ndoshta të tepruar sepse nuk i kam qejf këto melankolizmat dhe ose gjëj ndonjë cep ose shkoj në dhomë të rrëfimit dhe e kam shpreh këtë. Sot në dhomë të rrëfimit kam shprehur se më ka marrë shumë malli sidomos për djalin që së shpejti do të shkojë në një turne futbolli dhe s’jam me të.

Ledioni: Fëmijët janë shumë mirë. Po djali do të shkojë në një turne futbolli në fund të këtij muaji, është duke u bërë gati, shumë i lumtur madje, gjithmonë me një sy nga ty dhe i sheh me shumë pasion ato gjërat që ti bën. Ajo që dua të të them edhe si baba është që të mos i marrësh gjërat aq shumë seriozisht dhe të qeshësh më shumë. E kuptoj që këtë edicion është shumë e vështirë të duash edhe të bëshë për të qesur sepse ndonjëherë nuk të kthehet pas momenti dhe çdo gjë të merret për keq saqë duket sikur më të thjesht e ke të bësh për të qeshur një mobilie sesa banorët që ke aty pranë. Por gjeje, ti mund ta gjesh sepse ajo është diçka të cilën ti e ke pjesë tënden dhe e ke shumë të bukur. Ajo është një pjesë që ti e ke tënden dhe e ke shumë të bukur dhe duke u marrë vetëm me gjërat e lojës, strategjisë dhe zbulimit e harron ta bësh si gjë. Ato janë momente që kryesisht njerëzit e tu të afërt duan ti shohin që ta kuptojnë që babi, bashkëshorti apo vëllai është mirë.

Juli: Është e vërtetë kjo dhe unë e kam vënë re. Këtu të gjithë banorët, përfshirë edhe unë, jemi të shpërndarë në situata saqë s’mblidhemi dot për të bërë një lojë ndërkohë që më parë i bënim sepse ishte ndoshta më lirshëm situata. Por sa vjen edhe pakësohemi dhe agravohet situata sepse jemi duke shkuar drejt fundit dhe secili ka strategjinë dhe mënyrën e vetë se si do të jetojë në shtëpi. Ndonjëherë nuk i bëjmë dot me zor këto gjëra, por që duhet të qeshim më shumë për këtë ke të drejtë.

Share With:
Translate »
57 Views