Në mbështetje të Khloe-s, motrat Kardashian-Jenner shfaqen në rrjete sociale si kurrë më parë

Vajzat e familjes Kardashian-Jenner janë ndër më të komentuarat në botën e showbizit, sidomos për pamjen e tyre të jashtme. Gjithmonë janë vënë në qendër të vëmendjes për fotografitë që postojnë në rrjete sociale, ku shpesh janë akuzuar për photoshop dhe përdorim të ekzagjeruar të filtrave. Mirëpo së fundmi duket se ato kanë përqafuar pamjen natyrale dhe kanë filluar të shfaqen shumë më të thjeshta në rrjete sociale.

Kim dhe Kylie duket se kanë hequr dorë nga filtrat dhe në rrjete sociale janë shfaqur pa pikë grimi në fytyrë, për t’ju vërtetuar njerëzve se bukuria e tyre është thjesht dhuratë nga Zoti. Nevoja për t’u shfaqur natyrale vjen pasi në rrjet u publiku një foto e paprekur e Khloe Kardashian. Trupi i saj dukej shumë më ndryshe nga fotot që ajo poston në rrjete sociale, ndaj në këtë formë motrat kanë vendosur t’i dalin Khloe-s në mbështetje.

Për këtë arsye Khloe u detyrua të jepte një shpjegim për ndjekësit e saj në rrjete sociale dhe të tregonte se si duket trupi në realitet.

“Kjo jam unë dhe trupi im i paprekur dhe pa filtra. Fotografia që u publikua këtë javë është e bukur. Por si dikush që ka pasur probleme me imazhin e trupit gjithë jetën, kur dikush të bën një foto në ndriçim jo të mirë dhe që nuk e tregon trupin tënd siç është realisht pasi ke punuar fort që të jetë ashtu – dhe më pas ia shpërndan botës – ti ke të drejtën të kërkosh që të mos shpërndahet – pavarësisht se kush je.

Në të vërtetë, presioni, tallja e vazhdueshme dhe paragjykimi për t’u dukur perfekte gjithë jetën dhe për të plotësuar standardet e të tjerëve se si duhet të dukem ka qenë shumë për t’u duruar. ‘Khloe është motra e shëndoshë’. ‘Khloe është motra e shëmtuar’. ‘Babai i saj duhet të jetë tjetër sepse ajo duket shumë ndryshe’. ‘Mënyra e vetme që duhet të ketë humbur peshë është operacioni’”, u shpreh ajo në reagimin e saj.

Share With:
Translate »
214 Views