26-vjeçari vrau me thikë vëllain e vogël në Dibër, dalin fotot e të rinjve të përqafuar me njëri-tjetrin

Personi që shihni në foto është 23-vjeçari Benard Tonuzin që u vra me thikë nga vëllai i tij. Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnate në fshatin Allabegi të Maqellarës.

Për krimin e rëndë që tronditi zonën dhe jo vetëm, akuzohet Florian Tonuzi, i cili ndodhet ende në arrati. Siç shihet edhe foto, dy vëllezërit shihen të lumtur së bashku, ndërkohë që nuk dihen motivet që çuan 26-vjeçarin që të vrasë të vëllain.

Dy vëllezërit kishin në pronësi të tyre një lokal në fshat, ndërkohë që dyshohet se pasi kishin dalë prej aty kishin nisur të ziheshin, ndërsa krimi i rëndë ndodhi në oborrin e shtëpisë. Skena makabre ndodhi në sy të babait të tyre.

26-vjeçari vrau me thikë vëllain e vogël, dalin fotot e

26-vjeçari vrau me thikë vëllain e vogël, dalin fotot e

Share With:
Translate »
708 Views