Në një intervistë jo të zakontë, Donald Trump zbulon këshillat më të rëndësishme që ai u jepte fëmijëve të tij

Ish-Presidenti Donald Trump u përball me një lloj interviste jo të zakontë për të, me një vajzë 11-vjeçare, babai i të cilës është një multimilioner.

Clover Weitsman, është vajza e bizesmenit Adam Weitsman, e cila intervistoi ish-presidentin si pjesë e një projekti të shkollës, për të mësuar rreth anëve të ndryshme të spektrit politik.

Ndër të tjera ajo e pyeti Trump se çfarë këshille do t’i jepte babait të saj për rritjen e vajzave të tij?
 
‘Unë kam pesë fëmijë. Që nga dita që ata ishin aq të rritur sa të kuptonin, unë i thashë jo drogë, as alkool, as cigare, ‘tha ai. “Dhe unë ja thoja këtë gjatë gjithë kohës.”

Trump është babai i Donald Trump Jr., Ivanka Trump, Eric Trump, Tiffany Trump dhe Baron Trump. Vëllai i tij më i madh, Fred, vdiq në moshën 42-vjeçare nga alkoolizmi.

Intervista e fundit u krye në bordin e avionit privat të Adam Weitsman në Gulfstream, në një përpjekje për të bërë që Clover të kuptonte të gjitha anët e spektrit politik.

Weitsman ndau klipin në faqen e tij në Instagram të Shtunën.

Ajo do të intervistojë dhe ish -Zonjën e Parë Michelle Obama, thotë Weitsman.

Share With:
Translate »
162 Views