Po ti si do silleshe po të ishe njerkë e dy fëmijëve, në këto kushte?

Një grua ndezi shumë debat në internet pasi rrëfeu historinë e saj dhe kërkoi ndihmë si të sillet.

Gruaja, e martuar prej 15 vitesh, tregoi se marrëdhënia me fëmijët e burrit (fëmijë që ai kishte me ish gruan) ka qenë gjithmonë e ndërlikuar.

“Unë mendoj se është faji i ish gruas – tha ajo – e cila u përpoq të më vinte kundër fëmijëve që në fillim, duke u thënë atyre se ishte faji im nëse familja e tyre u shk atërrua”.

Me kalimin e viteve, nëna ka humbur kujdestarinë e fëmijëve dhe fëmijët kanë shkuar të jetojnë me babanë e tyre dhe partneren e tij të re. Por marrëdhëniet nuk janë qetësuar, përkundrazi.

“Gjatë kësaj kohe, ne bëmë dy fëmijë – vazhdon gruaja – por fëmijët e burrit tim nuk i kanë pranuar kurrë si vëllezër. Ishte e vështirë por unë dhe burri e pranuam zgjedhjen e tyre. Ata tani janë 23 dhe 21 vjeç, ndërsa fëmijët e mi biologjikë janë 7 dhe 5 vjeç”.

Kupa u mbush tani në verë, kur 21-vjeçari mbaroi me sukses shkollën e mesme dhe bëri një  darkë për të festuar. Ftoi babanë por jo gruan e tij dhe dy fëmijët.

“Më thanë se nuk kishte vend për ne të tre në jetën e tyre dhe unë bashkë me dy fëmijët e mi biologjikë nuk ishim më të mirëpritur.”

Debati u ndez kur gruaja tregoi se doli dhe i bleu fëmijëve të saj nga një dhuratë: “Dola me kunatën time – tha ajo- e cila më tha që duhet të blej diçka edhe për dy fëmijët e burrit, sepse kisha qënë gjithsesi një figurë nëne për ta gjatë gjithë këtyre viteve dhe nuk duhet t’i hedh poshtë të gjitha. Kunata tha që të blesh diçka për fëmijët e tu dhe jo për fëmijët e burrit nuk do e ndihmonte marrëdhënien e komplikuar që kemi”. Me pak fjalë – përfundon ajo – çfarë të bëj?

Historia pati shumë komente: ndërsa disa ishin dakord me kunatën, shumica thanë që gruaja nuk ka detyrime ndaj dy fëmijëve të burrit, tashmë të rritur, veçanërisht pas sjelljes së tyre të fundit.

Koment: “Fëmijët tani janë ligjërisht adultë dhe atyre u lejohet të përjashtojnë njerkën nga jeta e tyre edhe pse është e trishtueshme. Por tani nuk ke më asnjë detyrim që tu provosh atyre se jeni një grua dhe nënë e mirë”.

Koment tjetër: “A thanë që nuk ka vend për ju në jetën e tyre? Epo, nuk do të ketë vend as për dhurata”.

Share With:
Translate »
181 Views