Në një shëtitje të katërt, fundjava e Amit dhe Ermalit i dedikohet plotësisht familjes

Ditën e sotme familja Mamaqi duket se ka vendosur ta kalojë duke shëtitur. Ndonëse moti nuk është ai që do donin të gjithë për një ditë pushimi si e diela, kjo nuk e ka ndaluar Amin dhe Ermalin të kalojnë kohë me fëmijët e tyre në natyrë. Ka qenë Toska ajo e cila ka ndarë në llogarinë e saj në ‘Instagram’ një video ku duket se Ermali me Joelin janë duke drejtuar biçikletën, ndërsa vetë Ami po shëtit me Sian.
Mesa duket kjo është fundjava pushuese që do donin të gjithë, ku pamja me e bukur të rezervohet nga më të dashurit e tu. Bashkangjitur videos Ami ka shtuar dhe emojin e një zemre, duke nënkuptuar gjithë dashurinë që merr pranë tyre.
Kujtojmë se Amarda publikon herë pas here momente nga më të ëmblat, të cilat i kalon gjithmonë pranë dy vogëlushëve të saj.

Share With:
Translate »
382 Views