Në prag të 1 Qershorit, përurohet Teatri më i ri në Tiranë për fëmijë i cili mban emrin “Pinoku”

Parku i Liqenit është një ndër hapsirat që vizitohet më së shumti në Tiranë. Një tjetër formë argëtimi është menduar sërisht për fëmijët, teatri veror i  cili do të mbajë emrin “Pinoku” do të vendoset pikërisht në këtë zonë.

Ky projekt është një dhuratë nga Bashkia e Parmës dhe Fondacioni Collodi e cila do të jetë në nder të shkrimtarit italian që krijoji personazhin e Pinokut.

Ditë e djeshme Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj së bashku me homologun e tij Federico Pizzarotti dhe një grup fëmijësh kanë përuruar hapjen e teatrit më të ri në qytet.

Më tej Veliaj u shpreh se Parku i Liqenit është kthyer në një nga zonat më të pastra por njëkohësisht më të vizituara të qytetit.

“Do të vazhdojmë me aktivitetet tek Liqeni me teatrin e hapur “Pinoku”, një hapësirë e ripunuar për t’u kthyer në një teatër fëmijësh në natyrë, për t’u siguruar që vazhdojmë të pasurojmë me hapësira shumë dinjitoze parkun e Liqenit të Tiranës”,

Nga ana tjetër në këtë përurim foli edhe Kryetari i Bashkisë së Parmës Federico Pizzarotti i cili tha:

“Sot jemi këtu për të përuruar një hapësirë kushtuar personazhit të Pinokut, i cili ka një lidhje me qytetin tonë, me Carlo Collodi-n, me fondacionin që mban të njëjtin emër dhe që ka lidhje të forta në qytetin tonë, por kryesisht në aspektin kulturor. Shpresojmë se do të jetë fillimi i shumë aktiviteteve që do të zhvillojmë mes dy teatrove tona. Por, edhe çështjet mjedisore mund të jenë në fokus të bashkëpunimit me Tiranën”, deklaroi Pizzarotti.

Share With:
Translate »
121 Views