Në prag të Vitit të Ri, Jul Deda prek me fjalët për të atin

Ky Vit i Ri, për Jul Dedën dhe familjen e tij nuk do të jetë si të tjerët, pasi mes tyre nuk është shtylla e shtëpisë, babai i tyre Zef Deda.

Përmes një postimi në Instagram, Juli shkruan se viti 2023 ka qenë i vështirë për familjen e tij por ata dëshirojnë të çojnë deri në fund amanetin e të atit, që të jenë gjithmonë të buzëqeshur.

“Zgjodha foton e një viti më parë, për t’ju thënë GËZUAR. Viti 2023, nuk ishte një vit i lehtë për familjen tonë, por falë Zotit, në genet e Deda-ve rrjedh energjia pozitive dhe dëshira për ta jetuar e gëzuar jetën në çdo sekondë tq saj. Ky ishte edhe amaneti i engjqllit tonq mbrojtës
Me këtë rast, urojmë çdo të mirë për familjet tuaja. Viti që vjen, ardhtë i shëndetshëm dhe i lumtur për të gjithë. Bekime…!”

Ai pas ndarjes nga jeta të të atit është rikthyer në ekran dhe madje dhe në emisionin e tij hapjen e programit ia ka dedikuar plotësisht atij.

 

Share With:
Translate »
69 Views