Jetonin në kushte të vështira, Balla i dorëzon në prag të Vitit të Ri çelësat e shtëpisë së re familjes me 10 fëmijë në Levan

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në prag të festës së ndërrimit të viteve i ka dorëzuar çelësat e shtëpisë së re familjes Musai në Levan të Fierit.

Disa muaj më parë kur Katerina 31-vjeçare solli në jetë fëmijën e saj të 10-të, Balla i dha fjalën se familja e saj do të kishte një shtëpi te re me kushte normale për festat e fundvitit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ministri Balla shkruan se 10 fëmijët e familjes Musai do ta kalojnë natën e Vitit të Ri në shtëpi te re, ndërsa i uron gjithë shqiptarëve “Gëzuar Vitin e Ri 2024”.

Postimi i ministrit Balla: Levan, Fier. Kur Katerina 31 vjeçare solli në jetë fëmijën e saj të 10-të, i dhamë fjalën se do të kishte një shtëpi me kushte normale për festat e fundvitit. FJALA U MBAJT! 10 fëmijët e familjes Musai do ta kalojnë natën e Vitit të Ri të gëzuar. GËZUAR 2024!

 

Share With:
Translate »
93 Views