Në pritje të ëmbël/ Dulce Maria zbulon gjininë e fëmijës

Aktorja meksikane Dulce Maria së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë. Dulce e cila u bë e njohur nga seriali “Rebelët”, po e pret me shumë emocion ditën kur do të marrë në krahë foshnjën e saj teksa gjatë kësaj kohe nuk ka ngurruar të publikojë foto me barkun e rrumbullakosur. Së fundmi aktorja ka zbuluar edhe gjininë e bebes. Ajo ka postuar një video ku shfaqet me bashkëshortin e saj dhe të dy të lumtur zbulojnë se do bëhen me një vajzë. “Jemi shumë të lumtur dhe mirënjohës Zotit për këtë bekim të madh”-shkruan aktorja krah videos. Dulce Maria ka marrë urime të shumta nga miqtë mes tyre edhe aktoret Anahi, Angelique Boyer, Maite Perroni etj.

Share With:
Translate »
552 Views