Katër humbje jete nga koronavirusi në vend, situatë e rënduar në spitale

Katër pacientë e kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orë.

“Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID19 një 59-vjeçar dhe një 78-vjeçar nga Tirana, një 71-vjeçare nga Shkodra dhe një 76 vjeçar nga Lezha”, tha Dr. Flutura Beqo.

Të prekurit e 24 orëve të fundit janë identifikuar në këto qytete:

88 raste në Tiranë, 11 në Durrës, 9 ne Lëzhë, 8 në Elbasan, nga 7 raste Korçë, Fushë-Arrëz, 6 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 4 raste Shkodër, Berat, 3 në Gramsh, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malësi e Madhe, Memaliaj.

Ministria e Shëndetësisë thotë se nga 862 testime, 167 kanë rezultuar raste të reja, ndërsa 46 qytetarë rezultojnë të shëruar.

179 pacientë po trajtohen në spitale, 18 në terapi intensive dhe 8 në intubim.

🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Dr. Flutura BeqoMinistria e Shëndetësisë

Posted by Edi Rama on Monday, September 14, 2020

 

Share With:



131 Views