Në pritje të ëmbël, Eni Vasili tregon se nga çfarë po vuan
Edi Rama na zbuloi live në emision se Eni Vasili është shtatzënë dhe për më tepër me dy vajza. Që nga ai moment, Eni filloi të na tregonte më shumë për këtë pritje të ëmbël.
Ajo na ka zbuluar edhe emrat e vajzave Nikol dhe Sofi që priten të vijnë në jetë. Shtatzania ka problematikat e saj dhe gjatë ditës ajo na u ankua për enjtjen e këmbëve. Por ne vumë re se ka diçka që nuk shkon me dorën e saj.
E pyetur dhe nga një ndjekëse Eni ka konfirmuar që vuan nga Sindromi carpal. Ajo ka vendosur një tutor dhe ne i urojmë shërim të shpejtë! /Kids’ Time

