Në pritje të ëmbël, “Roberta” flet për shtatzëninë: Nuk e kisha planifikuar

Aktorja meksikane Dulce Maria do të bëhet së shpejti nënë për herë të parë. 34-vjeçarja e cila u bë shumë e njohur vite më parë me rolin e “Robertës” në serialin “Rebelët”, po pret me padurim të marrë në krahë ëngjëllin e saj. Në një intervistë së fundmi, aktorja tregoi se ajo dhe bashkëshorti nuk e kishin planifikuar të bëheshin me fëmijë, sidomos në një situatë të tillë prej pandemisë së Covid-19. “Është një ndjenjë shumë e bukur, një bekim, por ne nuk e kishim planifikuar në këtë moment pandemie”-tha Dulce Maria. Aktorja tregoi edhe sesi e zbuloi që do bëhet nënë. “Ndihesha shumë keq dhe vendosa të bëja një test shtatzënie. Në testin e parë doli negativ, por testi i dytë doli pozitiv. Ishte një moment shumë emocionues. Më përzihet nga mëngjesi deri në darkë. Nuk duroj dot aromat. Nuk kam mundur të fle shumë për shkak të shqetësimeve”-tregoi aktorja. Aktorja u martua me producentin Paco Alvarez vitin e kaluar.

 

Share With:
Translate »
425 Views