Në pritje të fëmijës së tretë, Gal Gadot zbulon gjininë e bebushit

1 muaj më parë, aktorja e famshme për rolin e saj si “Wonder Woman”, Gal Gadot zbuloi se ishte në pritje të fëmijës së tretë. Ajo vetë e dha këtë lajm të bukur në rrjete sociale, teksa pozoi me  bashkëshortin dhe dy vajzat. Të gjithë kishin vendosur dorën mbi barkun e rrumbullakosur të aktores dhe dukeshin tepër të lumtur, ndërsa ndjekësit u bënë kuriozë për gjininë e bebushit.

Por gjininë ajo e ka zbuluar më në fund ditën e sotme gjatë një interviste. Teksa ishte e ftuar në “Live me Kelly dhe Ryan”, Gadot tha se është sërish në pritje të një vajze.

“Bebi numër 3 është një vajzë. Po, ne po i përmbahemi asaj që dimë”, tha Gal Gadot.

Siç thamë Yaron dhe Gal kanë edhe dy vajza të tjera: Alma, 9 vjeç dhe Maya, 3. Në këtë intervistë Gal Gadot zbuloi edhe se çfarë ka mësuar nga dy vajzat e saj të para.

“Me Almën, me vajzën tonë të parë, na u bë lëmsh e gjithë rutina e gjumit dhe kur Maya lindi thamë ‘Nuk do ndodhë me’. Kështu Maya vetëm flinte gjatë gjithë natës që kur ishte 5 muajshe. Alma, që është 9 vjeçe, vjen ende në krevatin tonë. Mendoj se do e trajnojmë për gjumin. Mendoj se kjo është gjëja më e vështirë për prindërimin, mungesa e gjumit”, tha Gal Gadot.

Share With:
Translate »
319 Views