“U mbusha plot”, Aurela Gaçe surprizon në formën më të bukur fansen e saj të vogël

Aurela Gaçe është një nga këngëtaret e preferuara të publikut shqiptar, sepse për shumë vite me radhë i ka dhuruar perla të tëra muzikës shqiptare. Këngët e saj këndohen e dëgjohen nga shumë breza dhe sigurisht që Aurela ka mjaft adhurues.

Njëra prej tyre është një vajzë 9-vjeçare nga Elbasani, që këngëtarja shqiptare e ka surprizuar në mënyrën më të bukur. Aurela ka treguar se prindi i vajzës i kishte shkruar se vogëlushja ishte fanse e madhe e saj dhe ndaj këngëtarja ka shkuar në Elbasan për ta takuar. Gaçe ka ndarë në Instagram disa video nga ky moment dhe takimi me vajzën e vogël është mjaft emocionues.

“Para disa ditësh mora një mesazh. Ishte një prind. Më tregonte se vajza e saj e kishte ëndërr të takoheshim. Pastaj me tregonte se vajza ishte një femijë qē kishte konkurruar e fituar në shumë konkurse, festivale për fëmije, brenda e jashtë vendit. Ajo quhet Françeska Kasa nga Elbasani. Pashë edhe videot e saj ku shprehej se më donte dhe u preka shumë.

Mu kujtua vetja kur doja aq shume te takoja kengetaren te cilen une doja ( e kam thene, shume here, në adoleshencën time, kisha nje figure që ndiqja, kendoja cdo kenge te saj. Ajo ishte Irma Libohova). Pse të mos i ja jepja pak dashuri vogëlushes sê talentuar që më jep kaq shume dashuri te sinqertë prej femije?

Unë u mbusha plot. Syte e saj shkelqenin si shkendija. Zerin pushkë. Muzikèn e kishte ushqim. Shpresoj e uroj qe nesër ta shohim në skenat e mëdha e ti plotesohet ëndrra e saj e madhe.

Françeska më kujtoi veten si fëmijë. Mos u dorëzo i thashë, në asnjë moment. Uroj me zemër ta shoh teksa rritet në skene e te na japë nga shpirti i saj ❤❤❤❤ Faleminderit që më mbushe zemrën!”, ka shkruar Aurela përkrah postimit në Instagram.

 

Share With:
Translate »
355 Views