“Në qiellin e shtatë” adoleshentja merr 19 oferta bursash studimi me vlerën 5 milionë dollarë
Një adoleshente u ndje sikur ta kishte të gjithë botën në duart e saj, pasi mori 19 oferta bursash studimi nga universitetet në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada me vlerën e më shumë se 5 milion dollarë.
Victory Yinka-Banjo, një maturante 17-vjeçare, iu ofruan bursat për një program universitar të studimit. Ajo kishte aplikuar nw shumë universitete pasi mendonte se askush nuk do e pranonte, raporton CNN.
E lindur nga prindër nigerianë, Chika Yinka-Banjo, mori bursa të plota nga shkollat e njohura si, Kolegji Yale, Universiteti Princeton, Kolegji Harvard dhe Universiteti Bron.
“Proceset e tyre të pranimeve janë jashtëzakonisht selektive,” tha Victory. “Ata pranojnë vetëm më të mirët. Kështu që, ju mund ta imagjinoni sesi ndihem. Ende nuk arrij ta besoj!”
Oferta të tjera të bursave amerikane përfshinin ato nga Instituti i Teknologjisë i Massachusetts (MIT), Universiteti Stanford, Universiteti Johns Hopkins dhe Universiteti i Virxhinias.